Rreth Animus Evolution
Ndërtuar në Ferizaj, për ekipet që ndërtojnë vërtet diçka.
Menaxhmenti ndërtohet nga Animus Evolution L.L.C. E ndërtojmë sepse e kemi parë vetë: tabelat e Excel-it humbasin, WhatsApp-i nuk është sistem, dhe punëtorët meritojnë mjete që funksionojnë në duart e tyre, jo në duart e kontabilistit.
Kompania jonë është themeluar dhe regjistruar në Ferizaj, Kosovë. Punojmë me ekipe ndërtimi, prodhuesë dhe ofrues shërbimesh në Kosovë dhe rajon. Ndërtojmë me kod modern, me njerëz që e kuptojnë terrenin dhe me një filozofi që thotë: mjeti më i mirë është ai që përdoret çdo ditë.
Ferizaj
Ekipi në Ferizaj
100%
Dygjuhësore — sq + en
24/7
Sinkronizim live mes terrenit dhe zyrës